Kreu i PD-së Lulzim Basha i është bashkuar sot protestës së banorëve të Astirit për projetin e “Unazës së Re”. Basha deklaroi se e vëreta triumfoi dhe se ky projekt është një aferrë korruptive.
“Propaganda na thotë që qytetarët duan t’i prishin shtëpitë me qejf. Gjithë kjo propagandë dhe kjo censurë edhe e disa mediave që zhdukën nga ekrani protestën, nuk ia dolën. Nuk ia dolën, është kjo qëndresa juaj që nuk ju la vetëm. Ne e dimin e se ky ishte një projekt mashtrimi.
Studentët për 48 orë e patë si e kanë katandisur Ramën? Beteja nuk ka përfunduar. E vërteta triumfoi. Po të jemi të bashkuar i shporrim hajdutët”, u shpreh Basha.
Basha bëri thirrje që të gjithë të mbështesin protestën e studentëve.