Vendosni fjalën kyçe....

Ambasada amerikane: Presim zgjedhjen e anëtarëve të KLGJ-së e KLP-së


Pasditen e sotme Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i ka bërë thirrje gjyqtarëve dhe prokurorëve të ndershëm t’i shërbejnë vendit të tyre. Ambasada amerikane është shprehur se pret  zgjedhjen e anëtarëve të KLGJ-së e KLP-së

“Javën e ardhshme presim me kënaqësi përzgjedhjen e anëtarëve, të gjithë të cilët kanë kaluar tashmë vetingun,” shkruan Ambasada në Facebook.

Postimi i plotë

Këtë vit, Ambasada e SHBA iu ka bërë thirrje gjyqtarëve dhe prokurorëve të ndershëm, patriotë dhe me integritet për t’i shërbyer vendit të tyre në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Me formimin e këtyre dy institucioneve të drejtësisë në horizont, Shqipëria është në prag të krijimit të një sistemi drejtësie që i shërben vërtet interesave të qytetarëve të saj.

Javën e ardhshme presim me kënaqësi përzgjedhjen e anëtarëve, të gjithë të cilët kanë kaluar tashmë vetingun, duke shënuar kështu hapin tjetër madhor drejt drejtësisë së vërtetë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *