Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën “Tiranë-Durrës”. Mësohet se autobusi me drejtues shtetasin me iniciale M.Th 51 vjeç ka përplasur për vdekje një kalimtar ende të paidentifikuar.
Me drejtuesin e autobusit po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore e proceduriale dhe po punohet për identifikimin e këmbësorit”, njofton policia.