Vendosni fjalën kyçe....

“E duam Shqipërinë pa Ramën”, banorët nisen drejt ish-sheshit Shqiponja (VIDEO)


“Këtu vendosim ne”, “E duam Shqipërinë pa Edi Ramën”. Kështu janë duke brohoritur banorët e Astrit që kërkojnë dëmshpërblim për banesat e tyre. Ato sot janë në ditën e 32 të protestës dhe kundërshtojnë prishjen e banesave dhe bizneseve të tyre, pa u shpërblyer në vlerën 100%.

Ata janë duke marshuar për tek ish-sheshi “Shqiponja”, ku do të protestojnë kundër projektit. Protestuesit shoqërohen nga policia, ndërsa në zonë mësohet se janë disa furgonë policie e FNSH, të cilët qëndrojnë në gatishmëri. Banorët iu kanë vënë zjarrin koshave.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *