Vendosni fjalën kyçe....

I nxorën dokumentin me mesataren 5.9, Nikolla e pranon: Matematika s’ka qenë prirja ime


Mbrëmjen e kaluar, në rrjetet sociale qarkulloi një dokument për ministren e Arsimit Lindita Nikolla, ku jepej mesatarja 5.9 në degët e specialitetit tek Shkencat e Natyrës, mesatarja e përgjithshme e saj ishte 6.8, dhe ajo në degët shoqërore 7.2. Dokument ky i publikuar fillimisht nga Shijak TV.

E ftuar në emisionin “Open”, Nikolla pranoi se matematika nuk ka qenë prirja e saj. Ajo tha se degën ia zgjodhi partia por vetë dëshironte të bëhej mjeke.

 “Unë jam Lindita Nikolla, që kam mbaruar me rezultate shumë të larta në arsimin e mesëm. Para 34-35 viteve, kam zgjedhur jo unë…dëshira ime dhe e kam deklaruar gjithmonë ka qenë që të bëhem mjeke. Dhe ju e dini që në ato vite, po të mos kishe një mesatare shumë të lartë nuk shkoje në universitet. Zgjodhi partia degën e matematikës. S’ka qenë kurrë prirja ime. Kam tentuar madje edhe të largohem nga universiteti, u bë e pamundur. Mbarova atë universitet, u bëra një mësuese e nderuar. Kam 32 vite që shërbej pas mbarimit të universitetit, që shërbej në një universitet tjetër me nder dhe krenari dhe nëse tani prap do zgjidhja matematikën.”, tha Nikolla.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *