Vendosni fjalën kyçe....

“Policët na thonë ‘ti do të dëmshpërblehesh por mos fol me të tjerët’, po kalojmë në depresion”


Banorët e Shkozës janë duke protestuar edhe këtë mbërmje për projektin e “Unazës së Re”.  Një banor është shprehur se policia disa prej tyre iu ka premtuar se do të dëmshpërblehen por nuk duhet t’ua thonë të tjerëve. Kjo sipas tij me qëllimin për të mos protestuar. 

“I bëjmë thirrje policisë. Nuk duan të na thonë ti do të dëmshpërblehesh por mos fol me të tjerët. Ky është një mashtrim.  Kjo është e rëndë. Jemi këtu për një qëllim.”, u shpreh një banor.

“Kam jetuar një jetë të tërë në kurbet. Kam ndërtuar shtëpinë me gjak. Ne do të protestojmë për të drejtën tonë. Kjo është e rëndë. I bëjmë thirrje Avokatit të Popullit që të bëjë punën. Po kalojmë në depresion”, u shpreh një tjetër qytetar.

Banorët e Shkozës kanë bllokuar rrugën.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *