Vendosni fjalën kyçe....

Spitali i Bulqizës pa gjinekolog e sallë operacioni, nëna humb trinjakët


Një nënë shtatzënë nga Bulqiza ka humbur 3 foshnjat e saj.

Gruaja që ishte në muajin e pestë të shtatzënisë banonte në fshatin Ostren dhe fillimisht kishte udhëtuar me kalë e më pas me makinë drejt spitalit të Bulqizës, ku nuk ka as mjek gjinekolog dhe as sallë operacioni.

Pasi ka lindur fëmijën e parë me ndihmën e infermieres, ajo nuk ka mundur dot të lindë 2 fëmijët e tjerë.

Pas kësaj, nga Tirana është nisur drejt Bulqizës një helikopter me mjek gjinekolog dhe staf mjekësor por 3 fëmijët nuk kanë mundur të mbijetojnë pasi kanë ndërruar jetë për shkak të komplikacioneve.

Mësohet se nëna e foshnjave është në gjendje të stabilizuar shëndetësore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *