Vendosni fjalën kyçe....

Studentët bojkotojnë mësimin, gati të nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit (VIDEO)


Studentët janë mbledhur në fakultetet e tyre, për të nisur nga atje marshimin drejt Ministrisë së Arsimit.

Edhe pas tërheqjes së qeverisë dhe shfuqizimit të VKM-së për tarifën e provimeve, studentët kërkojnë plotësimin e tre kërkesave të tjera.

Ata kanë paralajmeruar bojkotin e mësimit në auditore, ndërsa pritet që në orën 10:00, të mbërrijnë para Ministrisë së drejtuar nga Lindita Nikolla.

Sikurse shihet edhe në videot e mëposhtme, bojkoti i mësimit ka nisur.

4 kërkesat e studentëve janë:
1. Anulimi i VKM për tarifa shtesë.
2. Përgjysmimi i tarifës së studimit.
3. Përmirësimi i kushteve të konvikteve.
4. Bordi i Administrimit të ketë̈ numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë se Arsimit, duke shtuar një përfaqësues nga studentet në bord.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *