Vendosni fjalën kyçe....

Studentët e Elbasanit mbërrijnë në Tiranë, nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit (Video)


Studentët e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, kanë mbërritur në Tiranë dhe kanë nisur marshimin për t’iu bashkuar studentëve që po protestojnë para Ministrisë së Arsimit.

Edhe pse ndaj tyre ka pasur kërcënime me mosmarrjen e diplomës nga pedagogët për të mos vajtur në protestë, sërish qindra prej tyre kanë ardhur në Tiranë.

Studentët janë sot në ditën e tretë të protestës dhe kanë dalë me një kërkesë me 4 pika, njëra prej të cilave u plotësua ditën e pardjeshme në konferencën për mediat nga ministrja e Arsimit, Nikolla dhe që ishte heqja e tarifave për provimet e mbartura.

Ndërkohë që e kërkesat e tjera nuk janë plotësuar ende dhe studentët vijojnë të qëndrojnë para Ministrisë së Arsimit duke kërkuar plotësimin e tyre.

Ditën e sotme numri i studentëve që protestojnë është edhe më i madh, pasi sot janë bashkuar me ta pjesa më e madhe e universiteteve në vend.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *