Pas dorëheqjes së studentes Melisa Bracit nga posti i kryetares së Këshillit Studentor të Shkodrës, studentët e Tiranës kanë publikuar një videomesazh për mediat.
Një grup studentësh, të cilët shfaqen pa zbuluar fytyrën ndërsa mbajnë para mesazhe të ndryshme.
“Duke marrë shkas nga dorëheqje e kryetares së Këshillit Studentor Shkodër, e cila u detyrua të japë dorëheqjen nga posti për shkak të presionit që i është bërë, morëm vendimin të dalim pa fytyra. Unë jam student, protesta është student, nuk ka politikë, nuk ka lëvizje për universitetet, nuk ka lider, është vetëm zëri i studentëve dhe zërat kërkojnë; jo pedagogë të korruptuar dhe të pa kualifikuar, jo kërcënimeve ndaj studentëve, jo vlerësim të pa standardizuar. Po përgjysmim të tarifave, po përmirësim të kushteve, po përmirësim të cilësisë së studimit, po kartës së studentit. Unë jam student”, dëgjohet zëri i një studenti.
Melisa Bracit dha dorëheqjen nga posti i kryetares së Këshillit Studentor të Shkodrës, me arsyetimin se ishte kërcënuar nga rektori i Universitetit ‘Luigj Gurakuqi’.