Vendosni fjalën kyçe....

Studentët përplasen me Taulant Mukën, ish-zv.ministri preu biletën për të qenë në protestë


Ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka, i është bashkuar sot protestës së studentëve që ndodhen para Ministrisë së Arsimit në ditën e tretë të protestës.

Por sipas “Faxweb”, ai nuk është pranuar në protestë nga studentët. Ata i kanë kërkuar që të largohet nga protesta edhe pse ai është rikthyer për të marrë mikrofonin.

Muka nga ana e tij ka thënë se nuk përfaqësonte politikën ndërsa ka kërkuar vetting në arsim, pasi sipas tij mes pedagogëve ka kriminelë.

Studentët kanë bërë shpesh herë thirrje se protesta nuk është politike dhe kanë thënë se protesta e tyre nuk ka ngjyrime partiake.

Ndërsa një nga studentët e Fakultetit Juridik ka thënë se studentët mund të kërkojnë dorëheqjen e ministres së Arsimit dhe më pas do hyjnë në grevë urie.

Mijëra studentë nga universitetet e gjithë vendit protestojnë sot për plotësimin e kërkesave të tyre që janë përgjysmim i tarifave të arsimit, pjesëmarrje në bordet drejtuese të universiteteve si dhe përmirësimin e kushteve në konvikte dhe auditore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *