Vendosni fjalën kyçe....

Të rinjtë kthejnë përmbys Athinën, dhunë, zjarr dhe bomba molotovi (FOTOT)


Të rinjtë grekë u ngritën në protesta në Athinë dhe Selanik, në kuadrin e 10 vjetorit të vrasjes së një 15 vjeçari nga policia greke. Vetëm në Athinë dje janë realizuar 4 protesta, të shoqëruara nga dhuna, bombat molotov e zjarri.

Gjatë paradites, protestuesit të cilët ishin nxënës shkolle dhe organizata rinore u përleshen për disa minuta me policë. Policia nga ana tjetër ka përdorur gaz lotësjellës dhe ujë për të shpëndarë demonstruesit, ndërsa janë arrestuar 10 persona.

Protestuesit goditën policinë me shishe me benzinë dhe mjete të forta si dhe shkatërruan disa dyqane dhe stacione autobusësh.

Në mediat greke thuhet që janë djegur një makinë dhe një pallat. Po ashtu protestues kanë hedhur bomba molotov në drejtim të policisë, ndërsa ato shpërthenin pa ndalim në çdo moment.

Kujtojmë se Grigoropulos ishte vetëm 15 vjeç kur u qëllua për vdekje nga një patrullë policie mbrëmjen e 6 dhjetorit 2008. E ëma e Grigorpoulos u ka bërë thirrje të rinjve, ashtu si edhe çdo vit që të mos bëjnë akte të dhunshme,pasi kështu nxijnë kujtimin e Aleksandros.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *