Vendosni fjalën kyçe....

Vështirësia për të ulur tensionet


Nga Panajot Barka

U bashkova dhe une nismës për të ulur tensionet e kohëve të fundit midis dy vendeve të provokuara në dukje nga grupime ekstremiste nacionaliste. Distancimi dhe denimi është i thjeshtë. Ulja e tensioneve dhe adresimi i marrëdhënieve në traditën evropiane, po bëhet e vështirë. Nuk e vë në dyshim se në të dy anët këto fenomene janë të pranishme. Por, vura re se egzistojnë ndryshime përsa i përket qëndrimeve dhe klimës ndaj këtyre fenomenëve në të dy vendet, duke filluar madje nga qëndrimet zyrtare. Ndryshe nga Greqia, fenomenet nacionaliste në Shqipëri që kanë në thelb antihelenizmin kanë fituar a priori të drejtën e qytetarisë deri në atë shkallë saqë që i imponohen edhe strukturave nga më serioze shtetërore, civile dhe publike. Dhe kjo përbën një realitet që duhet marrë seriozisht në konsideratë. Qëndrimi ndryshe në Greqi, po mirret si dobësi, aq me keq kur nga Tirana deklarohet se marrëdhëniet janë të mira

Po marr si pikë referimi deklaratën e MEPJ, të datës 05.12.2018, e cila merr shkas nga vrasja e një 18 vjeçari shqiptar në Kavalla të Greqisë, vrarë nga një bashkombas i tij.  Deklarata vërteton se nuk është thjeshtë produkt i presioni nacionalist, por një tregues i  instrumentalizimi të patetizmit nacionalist antihelen. Nxitimi për një deklaratë të tillë do të mund të pranohej si kapërxim të logjikës së ftohtë me të cilën vepron, sidomos në raste të tilla, makina shtetërore nëse po ky institucion do të zgjidhte nja nga mënyrat e shumta diplomatike për ta rikuperuar, apo për të shmangur efektet negative në të dy anët e kufirit. Heshtja, kur e vërteta është krejt ndryshe dhe përgënjeshtruese e kësaj deklaratëje është shumë kompromentuese për të. Përshkallëzimi i klimës nacionaliste antihelene e bën me përgjegjësi poltike MEPJ. Në linjën nxitese të kësaj klime u rreshtuan medja të ndryshme në vend të cilat anashkalojnë brutalisht të vërtetën, që përbën themelin e misionit të tyre.

Cili është kumti i deklaratës së MEPJ dhe ku stonon apo abuzon ajo. Deklarata flet për një seri vrasjesh shqiptarësh në Greqi që ndalon në numrin katër. Akuzon palën greke se vonon zbardhjen e tyre. Me një amatorizëm të qëllimshëm i trajton këto ngjarje pasojë “e sfondit të ekstremizmit dhe gjuhës së urrejtjes” në Greqi “për të cenuar sigurinë dhe dinjitetin e shqiptarëve që punojnë e kontribuojnë në vendin fqinj”, atakon hapur Agimin e Artë apo dhe segmente të tjera ekstremiste në Greqi, për të cilat kërkon nga autoritetet greke “të denojnë dhe t’u venë fre” përpjekjeve të tyre; duke shpërthyer se “nuk pranojmë kurrsesi të mësohemi as me thirrjet e tyre ksenofobe në kanalet e komunikimit dhe as me viktimizimin patetik e nacionalist të ndonjërit syresh që nuk lë rast pa sulmuar Shqipërinë në instancat evropiane”.

Kuptohet, që nuk mund të mos shprehim keqardhjen tone për çdo humbje jete që ka si shkak dorën e njeriut, cilido qoftë ai. Nuk mund të mos denoncojmë çdo akt që kapërxën ligjin dhe logjikën humane për humbjen e jetës njerëzore, aq me tëpër nëse ka një prapavijë të organizuar dhe cedon sigurinë shoqërore dhe në rastin tone marrëdhëniet midis dy vendeve e popujve. Por kur shikon se me këto ngjarje abuzohet me synimin për  t’i përdorur si mjet për situata të tjera më të renda, mendoj se  kurajua civile dhe analizat dhe krahasimet objektive marrin rendësi primare. Diktohet kjo nga fakti se hapur ose si prapamendim trajtohen si paralele ose si kundërpesha me rastin Kaçifa në Bularat. Ose akoma me keq, synohet që ngjarjet e ndodhura së fundmi në Greqi me humbjen e jetës së katër shqiptarëve, të promovohen dhe të trajtohen si hakmarrje nacionaliste, duke çuar kështu ujë në logjikën fatkeqe se rasti Kaçifa ishte inskenuar për të ricikluar për qëllime të tjera incidente të ngjashme. Mobilizimet e fundit për protesta patriotike në Gjirokastër, në ditën e amëshuar të të 40-ve të të ndjerit Kaçifa, është një shëmbull i keq antihuman dhe precedent i rrezikshëm nderetnik.

Dhe prap nuk ka asnjë deklaratë apo denoncim.  Atakimi i Agimit të Artë nga MEPJ dhe kërkesa e saj ndaj autoriteteve greke për të denuar aktet e Agimit të Artë, kur kjo po ndodh në të gjitha instancat në Greqi, i ngjan më shumë një ftese partisë politike të ekstremit të djathtë në Greqi, për të dalë në sheshinm e mejdanit, atje tek po nisen nga ana tjetër “shoqatat patriotike” shqiptare.

Kuptohet, që jo vetëm distancohem por edhe denoj aktet ekstreme dhe të patolerueshme të Agimit të Artë, edhe kur ato lidhen me Minoritetin Etnik Grek. Por nuk e kuptoj kush ka interes që të kthejë objektivin këtij ekstremizimi kundër shqiptarëve në Greqi, apo dhe kundër marrëdhënieve midis vendeve e popujve tanë!!

Për të gjitha këto, publiku duhet sqaruar se ngjarjet e fundit në Greqi përgënjeshtrojnë totalisht si komunikatën e MEPJ, ashtu dhe përndezjen e shumë grupimeve nacionaliste. Aq me keq nëse kjo bëhet për të tërhequr vemendjen nga situate e brendshme politike. Dikush ka guxim të madhë nëse do që të marrë peng komunitetin e shqiptarëve  emigrantë në Greqi.

Pra, vrasja e parë ndodhi kur viktima, e sapo dale nga burgu, pjesë e një grupi shqiptarësh që deportonin lëndë narkotike në territorin grek, hapen zjarr kundër policisë ku mbeti i plagosur dhe një polic grek. Ngjarja u zbardh mënjëherë dhe pala shqiptare nuk kishte asnjë pretendim dhe iu kthye në bumerang të gjithë atyreve që tentuan të bëjnë paralelizma.

Rasti i dytë nuk ishte vrasje, aq me tëpër nga policia apo shteti grek, por një vdekje në kushte të pazbardhura në burg. Pra, së pari, nuk mund të paragjykosh, aq me tëpër zyrtarisht, një çeshtje të pazbardhur. Së dyti, vdekje për arsye të ndryshme në burgje ka  në çdo vend. Vdesin, madje për shkaqe trajtimi të keq të autoriteteve të b urgjeve edhe në Shqipëri dhe nuk ka asnjë reagim të paktën të shoqërisë civile. Propabiliteti të ndodh në burgjet greke është i madhë, pasi edhe numri i shqiptarëve që vuajnë denimet të ndryshme në burgjet greke, qëndron në krye të të burgosuerve të huaj në Greqi.

Rasti i tretë është vrasja e 62 vjeçarit shqiptar në Korfuz. Ngjarja u zbardhë mënjëherë. Autori është një anëtarë i Agimit të Artë. Motivet janë nacionaliste. Akti u denua në Greqi zyrtarisht nga shteti, nga deputetë, ministra, medja, shoqëria civile. Madje e bënë këtë edhe në opinionin publik shqiptar. Në aspektin pak me juridik. Autori i vrasjës është vërtet anëtar i Agimit të Artë, por vrasjen nuk e kreu në emër të partisë ku aderon, aq me keq në emër të shtetit grek. Mëgjithatë, distancimi grek ishte i dukshëm, i prerë, pa asnjë prapamendim, prapavijë dhe ekuivok. Lind atëherë pyetja përse nuk e mori parasysh këtë realitet ministria jonë e Jashtme? Zbardhja e ngjarjës provoi se nuk egziston ndonjë prapavijë e organizuar nacionaliste, as nga Agimi i Artë e aq më pak nga shteti grek. Dihet se shqiptarët në Greqi përbëjnë një realitet prej disa qindar mijrash dhe ngjarje të kësaj natyre janë brenda logjikës së jetës dhe procesëve integruese të tyre në shoqërinë greke. Përse Ministria jonë nuk e trajton problemin në këtë kendveshtrim?!

Perse, shteti shqiptar dhe sidomos medjat nuk treguan pikën e gjakftohtësisë në gjykimin e rastit Kacifa, por nxituan me vrap, të parët shtetarët, për të bërë etiketime, dhenë kongluzione dhe oritentime, për t’u paraprirë organëve kompetente, më saktë për të yshtur ndjenjën e nacionalizmit ekstrem, kur edhe pas 40 ditesh organet kompetente nuk “arrijnë” të kenë në dorë asnjë element zbardhjeje për shkaqet e vrasjes së Kaçifës?!

Lë të mos harrojmë se paralelisht me ngjarjen e Korfuzit në Greqi ndodhi një ngjarje tjetër shumë më e rendë. Një 19 vjeçar shqiptar në bashkëveprim me një moshatar grek vranë në mënyrën më mizore dhe për arsye banale një studente 21 vjeçare. Në Shqipëri askush nuk e denoi këtë aktë të të riut shqiptar, ndërsa tonet denoncuese të shoqërisë greke ndaj shqiptarit të radhës të përzier në krime në Greqi ishte mëse të pandjeshme. Këto ditë Athina digjet nga demonstratat në kujtim të vrasjes së një djaloshi nga policia. Merret me mend se çmund të ndodh nëse në Greqi ngrihet një kauzë antishqiptare. Mos vallë synojmë apo duam të provokojmë situata të tilla në Greqi ndaj emigrantëve shqiptarë dhe paralelisht pengmarrjen e Minoritetit etnik Grek në Shqipëri?

Jetë të humbura në Shqipëri ka me dhjetra. Vrasje në familje, vrasje për një fjalë, për një gërvishje makine, për një femër, për interesa ekonomike, për gjakmarrje etj. Vetëm në Vlorë u zhduken këtë vit  mbi 80 veta. Por, perse në këto raste nuk ka reagime patriotike. Përse qeveria dhe organët kompetente heshtin? A nuk janë edhe këta shqiptarë që i duhen Shqipërisë?

Nuk duam të flasim për rastin e katërt. Keqardhje për 18 vjeçarin që humbi aq mizorisht jetën e vet, ashtu si edhe për shokun e tij të armatosur një vit më të vogël, jeta e të cilit u deformua. Por përse MEPJ kërkon të abuzojë me këtë fatkeqësi dhe ta përdorë si ushqim për nacionalizimin ekstrem antihelen shqiptar?

Përse në këto momente nuk ka reflektim dhe thirrje për gjakftohtësi dhe vetpërmbajtje, ose me thjesht për të thenë të vertetën!

Loja me nacionalizmin që po shikohet se fundit, përdorimi i Kosovës si kokë dashi për t’u imponuar Evropës dhe rindezja e makinave të antihelenizmit për të joshur urine e vërtetë me ushqim nacionalist, është me rreziqe të mëdha.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *