Vendosni fjalën kyçe....

Greqia në bisedime me BE-në për lidhjen me gazsjellësin “Rrjedha Turke”


Kryeministri grek, Alexis Tsipras, ka deklaruar se Greqia është duke zhvilluar bisedime me Bashkimin Evropian  për shtrirjen e gazsjellësit natyror “Rrjedha Turke” nëpërmjet territorit të saj, transmeton Anadolu Agency.

Para vizitës së tij të sotme në Moskë, në një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve TASS, Tsipras theksoi rëndësinë e projektit “Rrjedha Turke” për të sjellë gazin rus në Evropë për sigurinë e saj të energjisë.

Në përputhje me politikën multidimensionale të energjisë së Athinës, Tsipras shprehu mbështetjen e vendit dhe atë të vendeve tjera evropiane për të bashkëpunuar me Rusinë për shpërndarjen e burimeve të energjisë, përfshirë tubacionin për transportin e gazit natyror rus në Evropë përmes projektit “Rrjedha Turke”.

Rusia ka vlerësuar disa rrugë për linjën e dytë të projektit, përkatësisht Bullgarinë, Serbinë dhe Hungarinë, si dhe Greqinë dhe Italinë.

Pavarësisht deklaratës së ministres bullgare të Energjisë, Temenuzhka Petkova, gjatë fjalimit të saj në Parlament më 30 nëntor, kur tha se tubacioni i gazit “Rrjedha Turke” do të kalonte nëpër Bullgari, diskutimet midis Rusisë, Bullgarisë dhe Greqisë janë ende në vazhdim për të përcaktuar destinacionin e vijës për linjës e dytë.

Duke iu referuar mundësisë së një marrëveshjeje për linjën e dytë të projektit “Rrjedha Turke” për të dalë nga Turqia në Greqi, Tsipras tha se, “Ne jemi duke zhvilluar dialog me BE-në dhe besoj se argumentet tona janë të forta. Besoj se ne ndoshta do të kemi rezultate pozitive në të ardhmen”.

“Greqia në masë të madhe ka kontribuar në Korridorin Jugor (gazsjellësin Trans Adriatic), i cili shkon nga Turqia në Greqi dhe mbi Italinë”, shtoi Tsipras.

Kryeministri grek kërkoi për diversifikimin e burimeve energjetike, të cilat siç tha ai, ishte brenda kuadrit të strategjisë energjetike të BE-së për të siguruar ofruar sigurinë e energjisë në rajon.

Projekti “Rrjedha Turke” është një tubacion i gazit eksportues i përbërë nga dy linja 930 kilometërshe, secila me një kapacitet prej 15.75 miliardë metra kub.

Tubacioni është vendosur të kalojë nën Detin e Zi nga Rusia në Turqi dhe po ashtu të zgjerohet më tej kufijve të Turqisë me vendet fqinje.

Linja e parë synon furnizimin e gazit për konsumatorët turq, përderisa e dyta synon furnizimin me gaz në jug dhe në Evropën Juglindore.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *