Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi thirrje Arta Markut: Mos hezito të hetosh Ramën, Gjiknurin dhe Qendron


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi gjatë takimit të zhvilluar me strukturat e Lëvizjes së Gruas për Integrim i bëri thirrje Kryeprokurores Arta Marku që të mos hezitojë më, por të nis hetimet dhe të marrë të pandehur kryeministrin Rama, ministrin Gjiknuri dhe drejtorin e ARRSH-së, Afrim Qendro.

Kryemadhi tha se të tre këta titullarë janë të përfshirë të drejtpërdrejtë në skandalin e mashtrimit dhe falsifikimit të projektit të Unazës së Re, me qëllimin grabitjen dhe vjedhjen e 20 milion eurove.

“Edi Rama bashkë me argatët e tij duhet urgjent të anullojë projektin e Unazës së Re, të tre lotet dhe i bëj thirrje Arta Markut si grua dhe si nënë, që sot ajo është përballë opinionit publik, opinionit të opozitës, opinionit të ndërkombëtarëve për të treguar që vlerat e një gruaje janë më të forta se vlerat e një politikani, për të treguar që vlerat e një gruaje janë më të forta se vlerat e institucioneve, për të treguar se vlerat e një gruaje janë më të forta se çdo gjë: se tundimi, se paraja,se pushteti, prandaj ajo sot më shumë se kurrë duhet të jetë e sinqertë me veten e saj, me fëmijët e saj, me familjen e saj, por mbi të gjitha me gratë shqiptare, me ato gra shqiptare që kanë një muaj që luftojnë për shtëpitë e tyre dhe për djersën e ballit të tyre dhe të burrave të tyre.

Prandaj Arta Markut i bëj thirrje si grua dhe si nënë: Mos hezito përballë Damian Gjiknurit, i cili lidhjet e tij janë të drejtpërdrejta me offshorin për vjedhjen e 20 milion eurove, mos hezito ndaj Afrim Qendros ku e ke me zë dhe me figurë në emisionet televizive, që mbron projektin e Unazës së Re duke reklamuar kompaninë amerikane, që sot është Fake. Mos hezito që të marrësh të pandehur dhe mos ja mbyll çështjet Edi Ramës, kokës së këtij projekti, të cilat këto para nuk dimë se çfarë do përdoreshin. Por hetoje si burrneshë, nëse je burrneshë, sepse sot ke shansin për tu dhënë emër grave dhe vajzave shqiptare.”, tha Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *