Një nga studentët protestues, ishte mes atyre që përzunë sot banorët e Unazës së Re, të cilët iu bashkuan protestës pas thirrjes së studentëve që qytetarët t’u bashkoheshin masivisht.
Bëhet fjalë për Luis Kasnecin, një anëtar të Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar, Fondacionit Qemal Stafa dhe idhtarit të kryebashkiakut Erion Veliaj.
Në videot që kanë qarkulluar ditën e sotme shihet qartë sesi Kasneci është një nga personat që debaton me banorët e Unazës së Re duke i ndaluar ata që t’i bashkohen protestës edhe pse banorët deklaruan me zë dhe figurë se nuk kishin ardhur aty për protestë politike dhe as për të përfaqësuar ndonjë parti politike.
Mes shumë fotosh me Veliajn dhe pjesëmarrjesh në veprimtari të organizuara nga PS, FRESSH dhe Fondacioni “Qemal Stafa”, Kasneci, nuk e fsheh aspak përkatësinë e tij politike.
Duke qenë se nuk kishte asnjë vendim të shumicës së studentëve për t’i pranuar ose jo qytetarët e Unazës së Re, ai ishte ndër më të zellshmit për përzënien e tyre, një vendim që përfaqëson axhendën e tij dhe të atyre që përfaqëson dhe jo të shumicës së studentëve protestues.