Vendosni fjalën kyçe....

Lavrov: Politika amerikane arrogante, kërkon zbatimin e ligjeve të veta përtej kufijve


Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov hodhi kritika kundër SHBA-ve për arrestimin e vajzës së pronarit të Huawei, Ming Wanzhou, dhe tha se kjo është një politikë arrogante e superfuqisë SHBA, të cilën askush nuk e kupton.

Lavrov qëndroi në Milano për takimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), kurse pas takimit ai iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Duke iu përgjigjur pyetjeve lidhur me arrestimin e Ming, Lavrov tha se konsideron se ky është “edhe një shembull i politkës të cilën e refuzon çdo vend dhe person normal”.

“Por, çfarë ka të bëjë me këtë Huawei dhe Kina? Kjo është një politikë arrogante e një vendi super të fuqishëm që askush nuk e kupton. Ky është edhe një shembull tjetër i zbatimit të ligjeve të SHBA-ve përtej kufijve të këtij vendi dhe disa nga aleatët më të afërt të Amerikës e kundërshtojnë këtë”, tha Lavrov.

Vajza e pronarit të kompanisë teknologjike kineze Huawei dhe drejtoresha e çështjeve financiare (CFO), Ming Wanzhou, është arrestuar më 1 dhjetor në Vancuever të Kanadasë me arsyetimin se ka shkelur sanksionet e Washigntonit ndaj Iranit.

Edhe pse Kina dhe SHBA-të arritën paqe në luftën e tyre tregtare, vlerësohet se arrestimi i Ming Wanzhou mund përsëri të ndezë fitilin e tensioneve në relacionin Washington-Pekin.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *