Partia Demokratike përkujton sot lëvizjen studentore që rrëzoi nga pushteti diktaturën komuniste dhe solli demokracinë në Shqipëri.
Aktiviteti i demokratëve po zhvillohet në Qytet Studenti, pikërisht aty ku nisi edhe lëvizja e famshme studentore. Në këtë aktivitet po jepet një dokumentar për dhjetorin e ’90-ës.
Në këtë takim marrin pjesë studentë të viteve 1990, kreu i PD-së Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha, anëtarë e simpatizantë dhe qytetarë si edhe të rinjtë e FRPD-së.
Fjalën hyrëse e mbajti pikërisht kryetari i forumit rinor të kësaj force politike, Belind Këlliçi.
Këlliçi përmendi protestën e sotme të studentëve, duke thënë se “Ky dhjetor po shndrit më bukur”.
“Ky dhjetor po shndrit me i bukur se asnjehere here tjeter pas atij te vitit 1990. Ky dhjetor i tregoi edhe njehere shqiptareve se rinia e saj eshte ketu, e forte dhe e vendosur per te ndalur cdo padrejtesi qe i behet atyre dhe vendit tone. Ky dhjetor tregoi se vendi yne ka shprese!”, tha Këlliçi.