Vendosni fjalën kyçe....

PËR KË LUFTON SHOKU ARLIND? (Një video që kompromenton rolin e Organizatës Politike)


 

Lëvizja anti-Soros ka publikuar një video që mund të kompromentojë përfaqësuesit e asaj që quhet “Organizata Politike”.

Videoja tregon aktivistin Bislim Lakna teksa kërkon shtyerjen e protestës për martën: “Protesta është masive. Vullneti është masiv. Nesër është e pamundur të mbledhim aq njerëz sa kemi mbledhur sot. Nesër ka një propozim për një tryezë të hapur diskutimi te Qyteti Studenti dhe të martën të riorganizuar në mënyrë masive më shumë se sot. Jeni dakord”.

Por përgjigja që merr është negative. Studentët njëzëri brohorasin “Nesër jemi këtu, nesër jemi këtu”.

“Një sekondë, një sekondë”, mundohet Lakna të qetësojë turmën, por më kot. Brohoritjet vijojnë: “Nesër prapë, nesër prapë, nesër prapë.”

Pas kësaj, tenton të ndërhyjë aktivisti tjetër Klodi Leka, i cili mundohet gjithashtu të bindë studentët të mos paraqiten në protestë, me arsyetimin se është pa gjumë dhe se shumica e studentëve vijnë nga rrethet.

Klodi Leka: “Të flas unë pak. Unë kam tre ditë që jam pa gjumë edhe mezi po rrimë në këmbë”.

Studentët në kor: “Të gjithë pa gjumë jemi”.

Klodi Leka: “Të gjithë pa gjumë jemi dhe duhet ta vlerësojmë. Ama nesër, shumica këtu janë nga rrethet.(Turma sërish: Nesër, nesër). Shërbimi më i madh që mund t’ju bëjmë pushtetit është të vijmë nesër këtu 10 veta dhe të rrijmë si budallenj këtu. Të martën mund të realizojmë super protestë.”

Kjo video nuk është komentuar nga përfaqësuesit e “Organizatës Politike” ndërsa duket tepër i dyshimtë roli i tyre dhe përpjekja për ta shuar protestën e sotme.

Dalja e kësaj videoje përforcon zërat se “Organizata Politike” është një institucion në duart e kryebashkiakut Veliaj dhe se ai po përpiqet të marrë frerët e protestës.

Një vit më parë, përfaqësues të kësaj organizate, u pëpoqën të manipulonin dhe të merrnin kontrollin e  protestës së banorëve të Zharrëzës, të përzinin opozitën, por ishin banorët ata që përzunë “Organizatën Politike”.

Në një video të publikuar disa vite më parë, drejtuesi i kësaj organizate Arlind Qorri bashkë me drejtues të lëvizjes “MJAFT” dhe aktivistë kyçë të fondacionit Soros shfaqej duke protestuar para ministrisë së Jashtme kundër vizitës së ministrit të jashtëm të izraelit.

Kjo video dëshmon se Arlind Qorri, në fillesat e aktivizmit të tij publik, ka qenë i koordinuar me linjën “Mjaft-Soros”./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *