Vendosni fjalën kyçe....

Rudina Hajdari: Jam gati të lë mandatin për t’ju bashkuar studentëve


Në aktivitetin e sotëm në Qytet Studenti në kuadër të “Ditës së Rinisë”, deputetja e Partisë Demokratike Rudina Hajdari, vajza e Azem Hajdarit, tha se është gati të lërë mandatin e deputetit për t’iu bashkuar studentëve që po protestojnë para Ministrisë së Arsimit.

Sipas saj, sheshi i demokracisë sot është te Ministria e Arsimit dhe jo në Qytet Studenti.

 “Të dashur vëllezër dhe motra. Unë nuk kisha parashikuar të flisja sot por kam kënaqësinë të flas para jush, dhe sot dua t’i bëj një betim tim ati, t’iu bëj një betim të rinjve se jam gati të lë mandatit për t’iu bashkuar të rinjve sot për luftën e tyre. Nuk jam kthyer në Shqipëri për një post, por për vëllezërit e mi, për vajzën time, për të çuar amanetin e babait tim deri në fund.

Prandaj, sheshi i demokracisë sot nuk është këtu, është te Ministria e Arsimit dhe ne sot duhet të shkojmë sot t’i bashkohemi studentëve.

Falënderoj studentët e dhjetorit, por sot ka ardhur koha për një demokraci tjetër, të luftojmë dhe ta bëjmë këtë vend si gjithë Europa”, tha Hajdari.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *