Ditën e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha po merr pjesë në aktivitetin në Qytet Studenti, në kuadër të përkujtimit të lëvizjes studentore të dhjetorit të 1990-ës.
Berisha tha se se në Nëntorin e 90-tës ka përjetuar mrekullinë më të madhe të jetës së tij.
“Ditë si kjo janë ditë kujtimesh, mbresash. Për mua, këto janë ditët e shtrëngatave emocionale më të fuqishme, për ato përjetime të 28 viteve më parë. Janë ditët e gjenezës, në 28 vite kemi pasur ditë të mëdha, edhe të vështira, por ditët e dhjetorit ’90 janë të gjenezës, të gjithë datave të tjera në këto tre dekada të Kombit Shqiptar.
Për mua janë ditët kur unë përjetova mrekullinë më të madhe të jetës sime, pasi ato ditë do të kisha përballë një grup deri 1 mijë studentë, që në rrugën e Elbasanit, ishin pozicionuar përballë autoblindave, tankeve, mitrolozëve dhe gjithë llojeve të armëve. Ishin të vetmuar. Ishin heronj të pamposhtur. I dolën përballë diktakturës më të egër të Europës.”, tha Berisha.