Studentët kanë vendosur të vijojnë protestën edhe ditën e nesërme. Të shumtë në numër ata janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit që në orët e para të mëngjesit e deri në orën 17:00 të pasdites.
Ata e mbyllën protestën me fjalët “Nuk ka kompromis, nuk ka negociata”.
Studentët pritet ta nisin protestën ditën e nesërme në orën 10:00 të mëngjesit dhe do mblidhen para Ministrisë së Arsimit.
Pas protestës ata kanë mbledhur mbeturinat e hedhura gjatë protestës dhe më pas janë larguar. Ata kanë zhvilluar sot ditën e pestë të protestës dhe kanë deklaruar se nuk do tërhiqen.
Nga kërkesa me 4 pika, atyre u është plotësuar deri tani vetëm heqja e tarifave për provimet e mbartura ndërsa sipas Nikollës ka nisur investimi për përmirësimin e kushteve në konvikte.
Paraditen e sotme ministrja Nikolla doli nga zyra të takonte studentët e mbledhur para godinës së saj, por u refuzua prej tyre.