Vendosni fjalën kyçe....

“Të rinjtë e FRESH duan të na përçajnë, mesazhi që po na çojnë në Instagram” (VIDEO)


Duket se ka shumë tenativa për të përçarë protestën e studentëve. Në protestën e sotme, një nga studentët protestues ka thënë përpara kamerave se të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë socialiste (FRESH) po tentojnë të marrin nën kontroll protestën.

“Forumi rinor i Partisë Socialiste është koordinuar dhe po mundohet të marrë nën kontroll protestën. Ata janë koordinuar në rrjetet sociale, ku ka faqe të caktuara të paguara nga qeveria dhe nga stafi i qeverisë, të cilët kanë si qëllim të vetëm. Të marrin nën kontroll protestën. Shumë persona, anëtarë të Këshillit studentor, protestues, studentë pa prirje partiake, të pavarur, kanë rënë pre e këtyre.”, janë fjalët e të riut.

Studenti thotë po ashtu se me anë të mesazheve në “Instagram”, të rinjtë e FRESH po kërcëojnë studentët e tjerë duke u thënë se janë pjesë e forumeve partiake, në mënyrë që të krijojnë përçarje mes tyre.

“Shumë studentë, me anë të vetëm një mesazhi. Është publikuar fotoja në rrjete sociale dhe me anë të vetëm një mesazhi në “Instagram” të kujtdo, janë këcënuar dhe u është thënë se janë anëtarë të forumeve të LRI-së të FRPD-së, apo dhe të FRESH-it. Kjo është një tenativë dhe një organizim dhe një tentativë e forumit rinor për ta përçarë protestën. Por që kjo gjë është kuptuar. Janë hasur se kush janë ata eksponentë dhe shumë shpejt do dëbohen nga protesta. “, thotë studenti.

Po ashtu edhe më herë, lëvizja anti-Soros ka publikuar një video ku tregohej se si disa prej aktivistëve të të ashtuquajturës “Organizata Politike” e drejtuar nga Arlind Qorri, mundoheshin të bindnin studentët të mos protestonin sot. Rezultati dihet, studentët nuk e pranuan një kërkesë të tillë por e kundërshtuan në kor me fjalët: ”Nesër këtu, nesër këtu”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *