Vendosni fjalën kyçe....

Të vërtetat e thjeshta të protestës


Blog Autor – Klodian Tomorri

1-Virgjeria politike e protestes se studenteve i sherben vetem qeverise dhe status-quos. Nuk eshte e rastesishme qe thirrjet e para per depolitizimin e protestes erdhen nga llogoret afer qeverise.

2-Ka vetem nje menyre qe protesta e studenteve ti sherbeje Shqiperise. Ajo duhet te shnderrohet ne nje levizje me interes te pergjithshem publik kunder sistemit te padrejte dhe zhvates qe elita e korruptuar politiko-financiare ka ngritur dhe mban ne kembe prej vitesh ne Shqiperi.

3- Qe kjo te ndodhe protesta duhet te marr natyre politike. Sistemet ndryshohen vetem politikisht. Nuk ka menyre tjeter.

4- Nese protesta do fokusohet vetem tek kerkesat ekonomike qe jane bere publike deri me tani atehere ajo nuk eshte asgje tjeter vecse tentative e nje grupi interesi per te marre favore ne kurriz te grupeve te tjera. Eshte njesoj sikur neser te ngrihen fermeret te kerkojne nafte pa leke, rrogtaret te kerkojne rritjen e rrogave apo biznesi te kerkoje heqjen e taksave. Keto jane protesta qe kenaqin interesa te grupeve te caktuara por nuk kane asnje interes publik. Perkundrazi ngarkojne fature publike dhe shtremberojne drejtesine sociale.

5-Plotesimi i kerkesave ekonomike qe vijne nga grupe te caktuara eshte gjeja qe qeverite mund te bejne me lehte. Qeveria nuk e ka per gje te fuse doren ne xhepin e dikujt per tja dhene dikujt tjeter. Ne fakt kjo eshte ajo qe qeverite bejne gjithe kohen.

6-Studentet kane ne dore te hyjne ne histori duke kerkuar ndryshim ose te mbeten aty ku jane qofte edhe me ca privilegje shtese, qe do i marrin ne kurriz te te tjereve.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *