Anëtarja e NATO-s, Shqipëria, po publikon në internet informacione të ndjeshme që kanë lidhje me oficerët e saj të rëndësishëm të inteligjencës, duke dhënë publikisht informacione rreth identitetit të tyre, automjeteve, roleve operacionale, udhëtimeve dhe zakoneve të përditshme, në atë që duket të jetë një shkelje e madhe dhe potencialisht e rrezikshme e që mund të ketë pasoja ndërkombëtare.
Të dhënat e pagave dhe të shpenzimeve të vendosura në tabelat në faqen e internetit të Ministrisë së Financave të Shqipërisë tregojnë një sasi të madhe dhe të hollësishme mbi Shërbimin Informativ Shtetëror, duke përfshirë vendndodhjet e zyrave në terren, tërheqjet në para si dhe minutat hidraulikët, teknikët dhe mekanikët që përdorin.
Të dhënat tregojnë emrat dhe numrat e kartave të identifikimit të agjentëve në shërbim, që veprojnë brenda dhe jashtë vendit, duke përfshirë dy që kanë poste të ndjeshme në selinë e NATO-s në Bruksel. Fletët e tabelave tregojnë emrat, pozicionet, pagat dhe shpenzimet e së paku tetë operatorëve kryesorë shqiptarë – disa që punojnë nën mbulimin diplomatik – në Belgjikë, Greqi, Kosovë, Itali, Maqedoni dhe Serbi.
“The Independent” nuk po zbulon emrat ose hollësitë e tjera identifikuese për të parandaluar ndëshkimin ndaj informatorëve të nivelit të ulët ose të tjerëve që mund të lidhen me operatorët e agjencisë. Të pprezantuar me shkeljet, gjatë një takimi në një kafene jashtë kompleksit të fortifikuar të Tiranës të agjencisë, zyrtarët e SHISH pranuan natyrën e ndjeshme të informacionit.
Profesionistët e inteligjencës dhe sigurisë thanë për shkeljen se u çuditën nga publikimet, të cilat mund t’i lënë agjentët në pozita të rrezikuara dhe të cënueshme ndaj mbikëqyrjes apo shantazhit nga organizatat e huaja të zbulimit ose kriminelët që kërkojnë të depërtojnë në aleancën perëndimore.
Një ish-oficer i CIA-s, që ka njohuri rreth SHISH-it, e përshkroi atë si një katastrofë burokratike që mund të rrezikonte jetën e agjentëve.
Sipas dokumenteve të Ministrisë së Financave, SHISH ka 913 persona të punësuar.
Dokumentet zbuluan gjurmë rreth operacioneve të agjencisë klandestine. “The Independent” nuk mundi të konfirmonte nëse emrat e punonjësve brenda Shqipërisë ishin emrat e lindjes apo të postit. Por emrat e punonjësve ndërkombëtarë të listuar përputheshin me identitetin e stafit diplomatik shqiptar të vendosur në ambasadat në të gjithë Evropën.
Detajet përfshijnë numrat e targave dhe ndonjëherë japin dhe detajet e modelit të automjeteve të përdorura nga spiunët dhe madje edhe kur makinat merren për riparime, si dhe të dhënat e qëndrimeve të kushtueshme të hoteleve dhe faturat e restoranteve.
Dokumentet gjithashtu tregojnë detaje potencialisht të rrezikshme në lidhje me aktivitetet e spiunimit të SHISH-it, përfshirë pagesat e qirasë për zyra në Tirana International Airport dhe TVSH, transmetuesi shtetëror. Disa nga pagesat e bëra për transmetuesin shtetëror përfshijnë përshkrime të tilla si “instalimi i pajisjeve teknike” dhe “pajisje brenda televizionit shtetëror”.
Zyrtarët u zotuan të heqin të dhënat pasi “The Independent” njoftoi kryeministrinë e vendit, shërbimet e inteligjencës, Ministrinë e Jashtme, Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ministrinë e Financave. Gjatë muajve që informacioni ka qenë online, ka të ngjarë që vendi i NATO-s të jetë i prekshëm nga infiltrimi i operatorëve rusë apo agjencive të tjera të inteligjencës.
Më parë këtë vit, një agjensi shtetërore njoftohet se ishte dërguar një listë prej 250 ose më shumë emrat e operativëve që shërbenin në njësinë e Inteligjencës Ushtarake të vendit.
Dokumentet e SHISH-it të postuara në internet datojnë që nga 2014, pasi Shqipëria përpiqej t’i tregonte BE-së se kishte kapërcyer historinë e saj të korrupsionit publik dhe po kërkonte të ishte më transparente dhe e përgjegjshme, si një hap drejt anëtarësimit.
Ligjet shqiptare ndalojnë rrjedhjen e informacionit sekret të shtetit, me gjoba deri në 10 vjet burg për zyrtarët që zbulojnë inteligjencën dhe pesë vjet për qytetarët e zakonshëm. /Hashtag.al
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e “The Independent”