Vendosni fjalën kyçe....

Studentët sërish sot në protestë për 8 kërkesat e tyre


Edhe këtë të dielë studentët do të protestojnë para Ministrisë së Arsimit për këkesat e tyre.  “Jo negociata, vetëm plotësim të kushteve!” është thirrja me të cilën studentët kanë protestuar përpara Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre tre ditë rresht.

“Të gjithë studentët janë ftuar të mblidhen në fakultetet e tyre në orën 8:30 deri në orën 9;30, prej nga ku do të bëhet nisja drejt Ministrisë së Arsimit.

Në orën 10:00 të gjithë do të jenë tek Ministria e Arsimit, ku janë ftuar të vijnë të gjithë ata që nuk kanë mundësi të shkojnë pranë fakulteteve.”- thuhet në njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale.

Kërkesat që kanë studentët:
1. Përgjysmimi i tarifës së studimit.
2. Përmirësimi i kushteve të konvikteve.
3. Bordi i Administrimit të ketë̈ numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë se Arsimit, duke shtuar një përfaqësues nga studentet ne bord.

4- Paisja e të gjithë studentëve me Kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018 – 2019;

5- Rritja e buxhetit për arsimin me 8% të GDP-së, buxheti për vitin 2019;

6- Mbështetja e aktiviteteve dhe projekteve të studentëve me një fond të veçantë;

7- Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore;

8- Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor;


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *