“Protestat e”jelek verdhë” kanë qenë një katastrofë për ekonominë franceze”. Kështu ka deklaruar së fundmi ministri francez i financave.
Franca ka parë katër javë të njëpasnjëshme të demonstratave kundër rritjes së taksave të karburantit, kostos së lartë të jetesës dhe çështjeve të tjera. Rreth 125,000 protestues dolën në rrugë të shtunën, me më shumë se 1,700 njerëz u arrestuan. Disa vende turistike, duke përfshirë Kulla Eifel dhe Muzeun e Luvrit, janë mbyllur këtë fundjavë.
Ministri i Financave Bruno Le Maire e quajti situatën një krizë për shoqërinë dhe demokracinë.
“Kjo është një katastrofë për tregti, është një katastrofë për ekonominë tonë”, tha ai gjatë një vizite në dyqanet në Paris që ishin dëmtuar gjatë protestave. Kryeqyteti ishte veçanërisht i goditur rëndë, me dritare të shkatërruara, makina të djegura dhe dyqane të grabitura, pasi 10,000 vetë morën pjesë në demonstrata.
Burimi:BBC