Pas Francës kanë nisur protesta edhe në Bruksel. Raportohet se më shumë se 400 njerëz janë arrestuar pas përplasjeve mes policisë dhe “jelekverdhëve” belgë.
Zonat ku gjenden godinat e Komisionit Europian dhe Parlamentit Europian u rrethuan nga një prani e shtuar policore, ndërsa pamjet filmike që përfunduan në rrjetet sociale treguan se protestuesit u përleshën me policinë jashtë PE-së. Policia kishte vendosur barrikada në të gjitha institucionet europiane të rëndësisë kyçe.