Vendosni fjalën kyçe....

6 të vdekur brenda diskotekës në Ankona, të rinjtë i kap paniku


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ankona të Italisë pasi pesë të rinj të grupmoshës nga 14 në 16 vjeç, si dhe një nënë që shoqëronte të bijën kanë humbur jetën.

Kjo ndodhi në një diskotekë pasi të pranishmit aty nga paniku i krijuar shkelën njëri tjetrin për të dalë nga ky ambient.

Shkak i panikut gjatë një koncerti të reperit Sfera Ebbasta duket se është bërë përdorimi i një gazi lotsjellës. Mes të plagosurve, 7 janë shtruar në spital në gjendje kritike për jetën, madje raportohet të jenë në koma.

Viktimat janë identifikuar si Asia Nasoni, 14 vjeç, dhe Daniele Pongetti, 16 vjeç, që të dy nga Senigallia; Benedetta Vitali, 15 vjeç nga Fano; Mattia Orlandi, 15 vjeç nga Frontone; Emma Fabini 14-vjeçare dhe Eleonora Girolimini, 39 vjeç, nënë e 4 fëmijëve nga Senigallia, mes të cilëve edhe 11-vjeçarja që shoqëronte por që fatmirësisht ka shpëtuar.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *