Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Sapo të vijmë në qeveri do anulojmë ligjin për arsimin e lartë


Kreu i PD-së Lulzim Basha i pranishëm në protestën e banorëve të Unazës së Re, ka folur edhe për protestën e studentëve që kërkojnë të drejtat e tyre.

Basha u shpreh se mbështet protestën e studentëve duke bërë edhe një premtin në momentin që do vijë në qeveri.

Kreu i demokratëve deklaroi se do të anullojnë ligjin për arsimin e lartë sapo të marrin qeverinë.

Ne jemi kundër ligjit për arsimin e lartë. Do ta anullojme këtë ligj sapo të na besohet qeverisja me votë. Jemi në mbështetje të protestës së studentëve dhe të kujtdo proteste. Shqipëria nuk mund ta durojë më këtë gjendje. Kjo duhet të marrë fund”-deklaroi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *