Vendosni fjalën kyçe....

“Duam shkollim me dinjitet, ku studenti ka të drejtë!”, thirrja e fundit në protestë


“Duam shkollim me dinjitet, ku studenti ka të drejtë!”.  Kjo është thirrja më e fundit e studentëve të cilët janë duke protestuar që prej orës 10 të mëngjesit të sotëm. Ata kanë kërkuar sot që protesta e tyre të mos politizohet.

Po kështu iu kanë bërë thirrje prindërve dhe pedagogëve të bashkohen me kërkesat e tyre. Ata janë shprehur se nuk do ta ndalojnë protestën e tyre deri të plotësohen 8 kërkesat e tyre.

Deri të martën kanë paralajmëruar se i kanë dhënë afat kësaj qeverie për plotësimin e kërkesave. Nëse nuk plotësohen kjo protestë do përshshkallëzohet, sipas tyre.

“Shqiptarët janë me ne”, “Studentët e bashkuar kanë për të fituar”,  janë duke brohoritur studentë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *