Templates by BIGtheme NET

Flamurtari fitore minimale me Laçin

Flamurtari ka mposhtur pas 2 vitesh Laçin me rezultatin 1-0 në sfidën përmbyllëse të javës së  16-të të Kategorisë Superiore. Një ndeshje tepër e luftuar, ku nuk munguan as përplasjet, teksa në fund janë vlonjatët ata që festojnë.

Goli i Danilo Alveshit në minutën e 33-të, ngjiti në kuotën e 25 pikëve skuadrën e Dajës, që ka hedhur vështrimin nga Europa. Ndërkohë Laçi i Memellit ngelet në vendin e 5-të me 26 pikë, 1 më shumë se kuqezinjtë. Në sfidën e radhës kurbinasit do të presin Tiranën. Ndërkohë Flamurtari do të luajë përsëri përballë Kamzës.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto