Ditën e sotme në Gjirokastër janë duke protestuar studentët e universitetit “Eqerem Çabej”.
“Ne nuk kemi asnjë kusht në shkollë. Nuk kemi kushte as për të bërë pankarta. Duam që zëri ynë që të dëgjohet. Do vazhdojmë të protestojmë dhe në ditët në vijim.”, shprehet një studente para kamerave.
Studëntët e Gjirokastrës po marshojnë në qytet duke kërkuar ulje të tarifave si dhe përmirësim të kushteve në auditore dhe konvikte. Gjatë marshimit të tyre ata kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve në lagjen “18 Shtatori.”