Pas ftesës së parë që i bëri disa ditë më parë, për të nisur një dialog me studentët, Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar sërish dialog studentëve që po protestojnë në ditën e 6 të tyre përpara ministrisë së Arsimit.
Këtë herë ndryshe nga rradha e parë ku i ftovi për dialog në zyrë Rama ka zgjedhur që teknikën e re ta bëjë nëpërmjet Facebook-ut ditën e hënë në orën 11:00.
Por pasi kanë marrë lajmin nga Rama të bërë të ditur në Facebook, studentët janë shprehur nga protesta se nuk ka dialog me Kryeministrin, por ka vetëm një zgjidhje plotësimi i kërkesave të tyre.