Kryeministri Edi Rama pasi kërkoi dialog me studentët për ditën e nesërme ka folur pas paraqitjes së kërkesave të panegociueshme nga protestuesit.
Në daljen e tij në Facebook, Rama ka kërkuar që studentët të bashkohen me të kundërr administrimit të universiteteve, funksionimi i të cilës doli nga Reforma Arsimore e hartuar dhe miratuar nga qeveria Rama në mandatin e parë.
Si duket Rama e pranon indirekt dështimin e reformës së tij për të cilën tani kërkon ndihmën e studentëve për të ndryshuar atë.
“Na duhet një lëvizje e fortë dhe e bashkuar. As mos u çudisni se po përpiqem t’u bëj magji protestuesve që të shpërndahen. Unë nuk dua që të shpërndahen dhe të marrin një fitore momental. Kjo e imja nuk është taktikë, por shprehje e hapur e një frustrimi të gjatë në sistemin e universiteteve, dhe pikërisht tani duhet një strategji e përbashkët student-qeveri, një bashkëpunim i domosdoshëm. Jo zgjidhje brenda qerthullit vicioz. Duhet të bashkohemi kundër korrupsionit, kulturës së falsifikimit dhe keqadministrimit të universiteteve. Pa qeverinë nuk e bëjnë dot studentët sepse nuk kanë autoritet, qeveria nuk e bën dot pa studentët. Prandaj kemi arritur në këtë pikë. Kuptohemi mirë, studentët nuk janë pa të meta dhe qeveria nuk është pa kusure”- deklaroi Rama.