Vendosni fjalën kyçe....

Studentët hapin protestën, i ftojnë të gjithë të bashkohen


Një prej studenteve që proteston në ditën e 6 ka bërë ftesë publike për të gjithë popullin, për ata që duan ti bashkohen protestës.Studentja e Mjeksisë ka reaguar ndryshe nga ai që dukej si ‘qëndrimi zyrtar’ i protestës këto ditë.

Arsimi është i lidhur me të gjitha, ka thënë studentja për Fax Neës.

Çfarë mjekësh do të dalin nesër nëse nuk ka arsim të mirë? Çfarë gazetarësh do të raportojnë nesër nëse nuk ka arsim të mirë. Arsimi nuk është vetëm i yni, por i të gjithëve, prandaj i ftojmë të gjithë të në bashkohen.

Tashmë nuk ka të bëjë më me një VKM, por me është shumë më e madhe se aq”, ka thënë studentja e Mjekësisë, Estela Nazarko.

Protestuesit kanë kthyer mbrasht më parë banorët e Astirit të cilit tentuan t’i bashkoheshin ditën e djeshme, ndërsa sot u përplasën me pedagogun, aktivist të Lëvizjes për Universitetin Jani Marka.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *