Vendosni fjalën kyçe....

Trump reagoi për protestat në Francë, ministri i jashtëm: Mos ndërhyni në punët e brendshme


Ministri i jashtëm francez kërkoi që Donald Trump të mos ndërhynte në punët e vendit. Më parë udhëheqësi i SHBA fajësoi marrëveshjen e ndryshimit të klimës në Paris për shkaktimin e protestave të taksave anti-karburant që përfshinë Francën.

Jean-Yves Le Drian tha se “ne nuk marrim parasysh politikën e brendshme amerikane dhe ne duam që kjo të jetë reciproke”.

“Lëreni që kombi ynë të jetojë,” këmbënguli më tej.

Ministri reagoi ndaj postimit  të fundit të Trump, në të cilin ai fajësoi marrëveshjen për ndryshimin e klimës për shkak të shkaktimit të trazirave të Jelek Verdhëve, i cili ka vazhduar me javë të tëra.

“Marrëveshja e Parisit nuk po funksionon aq mirë për Parisin. Protestat dhe trazirat shpërthyen në të gjithë Francën, “tha presidenti Trump.

Kjo e shtune e theu rekordin pasi u arrestuan mbi 1,700 veta dhe mbi 260 u plagosen. Trazirat e fundit, sipas ministrit të ekonomisë së vendit, ishin “një fatkeqësi” për tregtinë dhe ekonominë e Francës dhe një “krizë të vërtetë të kombit”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *