Pas reagimit të kryeministri Rama i cili u shpreh se punonjësit e bashkisë Lezhë por protestojnë si fermerë ka reaguar kjo e fundit.
Bashkia Lezhë ka deklaruar se asnjë nga punonjësit e këtij institucioni nuk është në protestën që është organizuar në Shkodër, të paktën në mënyrë të organizuar.
“Bashkia Lezhë sqaron opinion publik se asnjë punonjës i këtij institucioni nuk është në protestën që po mbahet në Shkodër,të paktën në mënyrë të organizuar.Sa i përket banorëve të Lezhës,kjo është një përgjigje që mund ta japin si grupe interesi.”- njofton bashkia.
Reagimi Ramës:
“Interesant. Punonjësit e bashkisë Lezhë protestojnë si fermerë,të bashkisë Shkodër si shoferë dhe të bashkisë Kavajë si francezë. Studentët s’duhet të dialogojnë,po duhen mbajtur peng me çdo kusht që të përdoren si qendër graviteti e revolucionit të Lulit&Monikës. Jo politikë?”, shkruan Rama në Twitter.