Kreu i PD-së Lulzim Basha ndodhet sërish sot në protestën e banorëve të Astirit për projektin e “Unazës së Re”. Ai është shprehur se ky projekt është një aferrë korruptive dhe se Veliaj pasi banorëve t’u prishë shtëpitë do të ndërtojë pallate në këtë zonë.
“Studentët duan të ketë një Shqipëri si gjithë Europa. Kjo do të thotë që një njeri nuk mund të ketë të gjitha pushtet siç po ndodh këtu. Do të thotë të funksionojë drejtësia. Me arsimin do të thotë jo vetëm mbështetje por që menaxhimi t’u besohet edhe studentëtve. Duhet të përmirësohen kushtet e tyre. Drejtësia sot po hedh në erë një aferrë, siç është kjo e Unazës së Re. Qytetarët e kanë kuptuar këtë degradim të qeverisë dhe po dalin në protesta.
Pasi t’u prishin shtëpitë oligarkët do të ndërtojnë pallate në këtë zonë. Ka një mbështetje totale kjo nga bashkia”. u shpreh Basha.