Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Mina Andreeva, tha se me Britaninë nuk do të negociohet një marrëveshje e re për Brexit-in.
Andreeva, në një konferencë për shtyp në Komisionin e BE-së, mbi procesin e Brexit-it theksoi se Britania do të largohet nga BE-ja më 29 mars 2019.
“Ka një marrëveshje të miratuar më 25 nëntor nga Këshilli Evropian në lidhje me Brexit-in. Ashtu siç ka thënë dhe presidenti i Komisionit të BE-së, Jean-Claude Juncker, ‘kjo është e vetme më e mirë e mundshme’, dhe ne nuk do të negociojmë një marrëveshje të re”, tha Mina Andreva.
Ndërsa në anën tjetër në lajmet në shtypin britanik të cilat bazohen në burimet e Qeverisë së Britanisë është pretenduar se kryeministrja britanike, Theresa May, ka shtyrë votimin që do të zhvillohet në parlamentin britanik për marrëveshjen e Brexit-in dhe se mund të kthehet në Bruksel për negociata.