Deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boci, ka publikuar sot një mesazh që sipas tij i është dërguar mësuesve për të bërë komente pozitive në ftesën që Rama. Sipas tij e gjithë kjo që Rama të zgjidhë situatën me studentët.
“Rilindja hedh në sulm “grupet paramilitare”, drejtorët, lukunitë e zyrave partiake, për të detyruar “me lezet” mësuesit, administratën e gjithçka mundet, që të dekurajojnë studentët në qëndresën e tyre.”, shprehet Boçi.
Statusi i plotë
Rilindja hedh në sulm “grupet paramilitare”, drejtorët, lukunitë e zyrave partiake, për të detyruar “me lezet” mësuesit, administratën e gjithçka mundet, që të dekurajojnë studentët në qëndresën e tyre.
Angazhon të politizuarit, për të ruajtur depolitizimin e protestës!!!???
Kjo është sms-ja që denoncojnë mësuesit dhe që i është shpërndarë atyre, ku i kërkohet të mbështesin Kryeministrin e të lenë në baltë studentët, një pjesë fëmijë të tyre.
Me siguri urdhëri ka dalë nga ministria “e rrethuar” e Arsimit.
Çfarë turpi!!!???