Vendosni fjalën kyçe....

“Do paralizojmë Tiranën”, zbardhet axhenda e nesërme e studentëve


Ditën e nesërme studentët do të protestojnë në mënyrë masive. Në ditën e tyre të 8-të të protestës ata kanë paralajmëruar se do të bllokojnë të gjitha pikat kyçe të Tiranës në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet.

 

Në rrjetet sociale, studentët kanë publikuar edhe axhendën e plotë të tyre, ku spikat bllokimi i qarkullimit të automjeteve në të gjitha pikat kyçe në kryeqytet për një orë.

Kerkesat e studentëve.
Drejtuar: Ministrisë së Arsimit dhe Sportit
Ministres së Arsimit dhe Sportit Znj. Lindita Nikolla
Lënda: Kthim përgjigje me shkresë zyrtare
1. Përgjysmim i tarifës së studimi
2. Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rekor dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.                                       3. Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet Studentore, Ligji i Arsimit të Lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-të dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

4. Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore.

5. Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor.
6. Përmirësim i kushteve të konvikteve të Universiteteve.
7. Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë.
8. Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019.
Presim përgjigje zyrtare me shkrim deri në orën 14:00. Kërkesa drejtohet nga Këshilla studentor.

Kërkesat e studentëve:


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *