Vendosni fjalën kyçe....

“Fëmijët revoltohen kur babai i lë fëmijët në skamje e pa shpresë” – Komentuesi i kthen përgjigje Ramës


Në bashkëbisedimin me studentët nga faqja e tij në “Facebook”, kryeministri Rama ka thënë se një pjesë e studentëve që protestojnë kanë axhendë politike dhe nuk kanë lidhje me studentët e tjerë që kërkojnë të drejtat dhe kanë kërkesat e tyre.

Ai përmendi edhe një bashkëbisedim me një student, sipas të cilit këshillat studentorë u përkasin partive politike dhe përfaqësojnë qëndrimin e tyre dhe u kërkoi studentëve të mos ndjekin axhenda politike.

“Mos u merrni me Lulin e me Monikën. Hajdeni këtu, pushtoni kryeministrinë. Të ulemi të bisedojmë e të zgjidhim problemet.”

Ndërkohë që gjatë ligjërimit e krahasoi veten me babain e një familjeje, të cilit nuk mund t’i kërkohen lekë pa dialog, pa bisedime dhe pa sqarime.

“O ba dua lekë. Por për çfarë i do lekët. Ku jemi këtu që të shkojë fëmija dhe t’u thotë prindërve dua lekë për këtë e për atë dhe nuk dua asnjë dialog, asnjë komunikim, por vetëm dua të më plotësohen kërkesat. Ku ndodh kjo.” – tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *