Shumë anëtarë e degëve lokale të kristian-demokratëve në pushtet në Gjermani, janë dorëhequr në shenjë proteste ndaj pasardhëses së zgjedhur të kacelares Angela Merkel, që fitoi garën për të udhëhequr partinë.
Vetëm një ditë pasi CDU-ja u duk se i dha fund javëve të “luftës së brendshme”, duke votuar Annegret Kramp-Karrenbauer, e njohur si “mini-Merkel”, delegatët në kongresin e partisë i thanë “Sunday Telegraph”, së partia është përfshirë nga një valë dorëheqjesh, nga anëtarët e rëndësishëm dhe atyre të thjeshtë të partisë.
Fitorja për zonjën Kramp-Karrenbauer shihet nga shumë njerëz si një dështim i partisë për të mësuar nga gabimet e kancelares Merkel dhe një mundësi e humbur për të rifituar terrenin për çështje kyçe si emigracioni.
Delegatët e partisë nga disa rajone të Gjermanisë konfirmuan se anëtarët u larguan nga CDU-ja pasi Kramp-Karrenbauer mundi Frierdich Merz, një politikan pro biznesit, me vetëm 35 vota diferencë nga 999 delegatët që votuan të premten. Një figurë e shquar e partisë konfirmoi se shumë anëtarë të rëndësishëm janë dorëhequr.
Gara, e cila vendos synimin e CDU-së për të ruajtur avantazhin e saj të lehtë, pasi Merkel, ka paralajmëruar largimin nga politika në vitin 2021, ka përcaktuar ndarjet e hapura që kanë ekzistuar brenda CDU-së, lidhur me politikat e Merkelit ndaj refugjatëve dhe qëndrimit të perceptuara ndaj saj si anti-biznes.
Në fjalimin e saj të fitores të premten, Kramp-Karrenbauer, theksoi se partia tani kishte nevojë të bashkohej.
Por shumë delegatë në konferencë u zhgënjyen nga ajo që ata e shohin si një votë për vazhdimin e politikave të Merkelit, që kanë shkaktuar humbjen e miliona votues të partisë në favor të AfD-së populiste dhe “Të Gjelbërve” në muajt e fundit.
Kramp-Karrenbauer ishte e përzgjedhura e Merkelit për të marrë rolin e fuqishëm të Sekretares së Përgjithshme të partisë në shkurt, një masë e interpretuar gjerësisht si pozicionimi nga ku do zgjidhet kancelare.
Gjatë fushatës, 56-vjeçarja e ktheu në mision, përpjekjen për të bindur njerëzit se ajo nuk ishte mini-Merkeli, siç e kanë etiketuar shtypi gjerman.
Kandidati tjetër, Merz, i cili nuk ka qenë në frontin e politikës për më shumë se një dekadë, përfaqësonte ndarjen e qartë me epokën e Merkelit. Ai vijimësisht ka kritikuar hierarkinë e partisë për dështimin në ndalimin e ngritjes së AfD-së.
“CDU kishte një shans për të ndryshuar kursin e saj dhe nuk e bëri atë”, tha Urban Lanig, një delegat nga shteti jugor i Baden-Württembergut, të shtunën. Shtatë persona e kanë braktisur degën e partisë së tij në 24 orët e fundit, tha ai.
Duke përshkruar pozicionet e politikave të Kramp-Karrenbauer, si “një imitim të Social Demokratëve”, Urban tha se CDU-ja do të vazhdojë të humbë nga popullariti, nën udhëheqësen e saj të re.
Carsten Linnemann, kreu i shoqatës tregtare të fuqishme të CDU-së, tha për “The Sunday Telegraph” se “shumë njerëz janë shumë të zhgënjyer dhe do të duhet kohë që ata ta kapërcejnë atë. Kramp-Karrenbauer duhet të japë tashmë tonin e saj dhe t’i japë partisë një profil të qartë që e dallon atë nga opozita “.
Ndërsa delegatë të tjerën nuk u dhanë shumë rëndësi dorëheqjeve.
“Ka pasur kërcënime për dorëheqje në degën tonë lokale, por unë nuk do ta merrja atë shumë seriozisht”, tha një delegat nga veriu. “Këto gjëra ndodhin kur zgjidhet një lider të ri të partisë”.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Telegraph.co.uk