Vendosni fjalën kyçe....

Kontroll për Tatimin mbi Qiranë, nën lupë bizneset që kanë deklaruar më pak se çmimi referencë


Nëse ke dhënë një ambient me qira dhe nuk paguan tatimin në burim prej 15%, apo e deklaron më pak vlerën e qirasë në raport me realen me synim për të paguar më pak tatim, kujdes sepse jeni në radarin e tatimeve.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se është duke verifikuar tatimpaguesit të cilët janë aktivë, por nuk janë të regjistruar në përgjegjesinë tatimore të Tatimit në Burim, tatimpaguesit që janë të regjistruar, por nuk paguajnë Tatim mbi Qiranë, si dhe tatimpaguesit të cilët e paguajnë këtë tatim, por vlera e tyre duhet të përputhet bazuar në VKM nr. 469, datë 3.6.2015. ‘’Për përcaktimin e vlerës minimale të çmimit të referencave të qirave të ndërtesave për qëllime tatimore’’.

Referuar të dhënave, deri tani 2,574 tatimpagues janë regjistruar në përgjegjësinë tatimore të Tatimit në Burim, ndërsa 1,024 tatimpagues që e kishin këtë përgjegjësi dhe deklaronin me zero, tashmë e paguajnë.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, inkurajon tatimpaguesit të cilët ende nuk janë subjekt i pagesës së Tatimit mbi Qiranë të regjistrohen dhe të paguajnë detyrimin sipas legjislacionit në fuqi, përfundon njoftimi i tatimeve.

Pak javë më parë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka përfunduar analizën e pagesës së detyrimeve tatimore për Tatimin mbi Qiranë nga tatimpaguesit e regjistruar.

Qëllimi i kësaj analize është verifikimi i tatimpaguesve të cilët janë aktivë, por nuk janë të regjistruar në përgjegjesinë tatimore të Tatimit në Burim; tatimpaguesve që janë të regjistruar, por nuk paguajnë Tatim mbi Qiranë, si dhe tatimpaguesve të cilët e paguajnë këtë tatim, por vlera e tyre duhet të përputhet bazuar në VKM nr. 469, datë 3.6.2015. ‘’Për përcaktimin e vlerës minimale të çmimit të referencave të qirave të ndërtesave për qëllime tatimore’’.

Për kategorinë e tatimpaguesve që nuk kanë përgjegjësinë tatimore të Tatimit në Burim, Administrata Tatimore do të verifikojë nëse:

  • ambientet në adresat e deklaruara ku zhvillohet aktiviteti janë pronë e shoqërisë (vërtetuar me aktet e pronësisë);
  • ambientet ku zhvillohet aktiviteti janë me kontratë qiraje dhe vlera e qirasë sipas kontratave të lidhura paguhet me faturë tatimore, (vërtetuar nga fatura tatimore për qira, qoftë kjo me TVSH apo e përjashtuar).
  • ambientet ku zhvillohet aktiviteti janë me kontratë qiraje dhe nuk janë regjistruar për të deklaruar e paguar Tatimin mbi Qiranë. Në këto raste, tatimpaguesit duhet të regjistrohen në përgjegjesinë tatimore të Tatimit në Burim për të deklaruar e paguar Tatimin mbi Qiranë.

I njëjti verifikim do të bëhet dhe për ata tatimpagues, të cilët kanë përgjegjësi tatimore dhe deklarojnë, por nuk paguajnë Tatim mbi Qiranë. Në të gjitha rastet ku tatimpaguesit, rezultojnë me kontrata qiraje të paregjistruara, do të ndërmerren veprimet ligjore për përfshirjen e tyre në përgjegjësine tatimore të Tatimit në Burim, si dhe për pagesën e tij./ Monitor 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *