Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shprehur se po të ishte në vendin e Edi Ramës, do të kishte mbledhur qeverinë dhe parlamentin për të miratuar reformat e nevojshme që zgjidhin situatën e studenteve.
“Të isha në vendin e Ramës do mblidhja qeverinë e parlamentin e do bëja ndryshimet që dëshironin. Do thërrisja dhe opozitën. Unë sigurisht që do shkoja në parlament. Nga varri do të nxirrnin Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaçi për të votuar”, tha Kryemadhi.