Vendosni fjalën kyçe....

ME VIDEO/ Studentët sqarojnë: Nuk kemi përfaqësi në Kryeministri, s’ka negociata


Ende vijon protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit. Studentët njërzëri brohorasin se nuk kanë përfaqësi në kryeministri ashtu siç filitet.

“Nuk kemi përfaqësi. Ka lajme që kemi çuar përfaqësi te kryeministria. Nuk kemi përfaqësi. Jo negociata.”, shprehet njëzëris studentët.

Kerkesat e studentëve.
Drejtuar: Ministrisë së Arsimit dhe Sportit
Ministres së Arsimit dhe Sportit Znj. Lindita Nikolla
Lënda: Kthim përgjigje me shkresë zyrtare
1. Përgjysmim i tarifës së studimi
2. Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rekor dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.                                       3. Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet Studentore, Ligji i Arsimit të Lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-të dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

4. Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore.

5. Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor.
6. Përmirësim i kushteve të konvikteve të Universiteteve.
7. Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë.
8. Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019.
Presim përgjigje zyrtare me shkrim deri në orën 14:00. Kërkesa drejtohet nga Këshilla studentor./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *