Vendosni fjalën kyçe....

Pasi u refuzua 2 herë, Rama del në “Facebook”, krahason protestuesit me opozitën


Pas 2 ftesave të mëparshme ndaj studentëve për dialog e bisedime, të dyja të refuzuara prej tyre, kryeministri Rama ka zgjedhur faqen e tij në Facebook, për të ftuar studentë e pedagogë në një komunikim, ku do dialogohet për Universitetin. 

I refuzuar dy herë nga studentët, teksa ministrja e tij, Nikolla, është refuzuar vazhdimisht në të gjitha orvatjet e saj për t’u takuar me një përfaqësi studentësh, Rama do dalë në rrjetet sociale në orën 11:00 siç ka njoftuar më herët, në një nga shumë rubrikat e prodhuara prej tij në “Facebook”.

 “Studentët prej 3-4 ditësh kanë dalë në një protestë. Prej 3 ditësh u kam kërkuar të ulemi dhe të bisedojmë. Është e para herë në historinë e protestave, ku jo qeveria po protestuesit thonë nuk duan të flasin. Sidoqoftë unë jam këtu, besoj se dialogu është i domosdoshëm. Do vijoj të komunikoj dhe të shpjegoj pse dialogu është rruga.

Së pari theksoj shumë qartë. Nuk kam kërkuar negociata. Ne kërkojmë dialog. Negociohet në konflikt, ne nuk jemi palë në konflikt. Duhet të bisedojmë për një problematikë që është komplekse.

Kam 7 a 8 lista protestash që kanë ardhur në rrugë të ndryshme. Protesta organizohen për t’u dëgjuar dhe qeveritë i dëgjojnë ose jo.

Cili prej studentëve që ka dalë në protestë, jo si të dërguar dhe jo si të dërguar nga partitë politike.

I vetmi rast kur kam parë mungesë dialogu është rasti me opozitën dhe Partinë Demokratike, Lulzim Basha. Jemi këtu edhe për të dëgjuar atë pensionisten që ia zgjidha problemin e pensionit falë “Platformës për Bashkëqeverisjen”.

Protesta është apo nuk është politike? Apo është e orkestruar në mënyrë të tillë dhe thonë larg politikës, larg politikës dhe janë pjesë e politikës?

Pse një dekan i papërgjegjshëm nxorri një afishe dhe tha që këstet do i paguani tani njëherësh, dhe nuk do bëjmë dialog.

 

Po kërcënoni e bërtisni si politikanët.” – tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *