Vendosni fjalën kyçe....

Për Ramën nuk janë reale protestat, përdor ironinë me protestuesit


Protesta në Shkodër

Ndërkohë që në vend mbrëmjen e sotme ka 6 vatra proteste ka reaguar edhe kryeministri Rama. Ai nuk e ka kuryer ironinë me mijëra protestues dhe nuk i ka quajtur reale protestat në Shkodër, Kavajë dhe Lezhë.

“Interesant. Punonjësit e bashkisë Lezhë protestojnë si fermerë,të bashkisë Shkodër si shoferë dhe të bashkisë Kavajë si francezë. Studentët s’duhet të dialogojnë,po duhen mbajtur peng me çdo kusht që të përdoren si qendër graviteti e revolucionit të Lulit&Monikës. Jo politikë?”, shkruan Rama në Twitter.

Pas protestës së studentëve që vazhdon në ditën e shtatë të saj, sot janë ngritur në protestë edhe fermerët dhe biznesi i vogël në Shkodër, Kavajë dhe Lezhë.

Në autostradën Lezhë-Shkodër fermerët dhe biznesi i vogël janë mbledhur duke protestuar kundër qeverisë dhe kanë bllokuar rrugën.

Ata kërkojnë largimin e Ramës nga qeveria.”Poshtë qeveria”, “Poshtë komunistat”, janë thirrjet e fermerëve në Shkodër. Në Vaun e Dejës fermerët dhe protestuesit e tjerë po mbajnë të veshur jelekë të verdhë njësoj si francezët në protestat  tyre. Ato gjithashtu kanë kërkuar dhe një treg për shitjen e produketeve bujqësore. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *