Prokuroria e Katanias ka çuar për gjykim dosjen për Moisi Habilajn dhe grupin e tij. Ata akuzohen si pjesë e një karteli droge që merrej me transportin ndërkombëtar të trafikut të drogës, kreu i së cilës është akuzuar se është Moisi Habilaj, për të cilin janë kërkuar 18 vjet burg.
Ky i fundit është kushëriri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për bashkëpunim në trafik ndërkombëtar droge.
Për anëtarët e tjerë të grupit, prokuroria ka kërkuar dënime më të lehta, kurse për Fatmir Minajn, prokuroria i ka pushuar akuzat.
Habilaj u arrestua në Itali në tetor të vitit 2016 në kuadër të operacionit “Erë trëndafili”. Në pranga përfunduan edhe 3 shqiptarë si dhe 3 italianë, të cilët u akuzuan si anëtarë të bandës.
Pretenca e prokurorisë së Katanias
Mosi Habilaj, 18 vjet e 8 muaj burg
Antonio Riela, 15 vjet burg
Meridian Sulaj, 12 vjet e 4 muaj burg
Nezar Seiti, 6 vjet burg